Rreth projektit
Të dhënat e hapura janë një mjet i rëndësishëm për transparencë, llogaridhënie dhe pjesëmarrje qytetare. Edhe pse Kuvendi disponon një portal të të dhënave të hapura, një pjesë e të dhënave publikohen në formate teknike që janë të vështira për t'u përdorur nga publiku i gjerë. Kjo kufizon potencialin e tyre për informim, analizë dhe mbikëqyrje publike.
Projekti „Të dhënat e hapura të Kuvendit në praktikë: Nxitja e pjesëmarrjes qytetare“ synon t'i afrojë të dhënat e hapura të Kuvendit te qytetarët, mediat, organizatat qytetare, studentët dhe të rinjtë. Projekti kombinon zhvillimin e një paneli të orientuar nga përdoruesi, trajnim praktik për përdorimin e të dhënave të hapura, fushatë dixhitale dhe avokim për qëndrueshmërinë e zgjidhjes.
Përmes projektit do të vizualizohen dhe sistematizohen të dhëna të zgjedhura të lidhura me pyetjet e deputetëve, platformën „Deputeti im“ dhe zyrat e kontaktit me qytetarët. Njëkohësisht, projekti do të forcojë kapacitetet e përdoruesve për qasjen, interpretimin dhe përdorimin e të dhënave të hapura për ndjekjen e punës së Kuvendit dhe nxitjen e një llogaridhënieje më të madhe publike.
Të dhënat e hapura të Kuvendit në praktikë: Nxitja e pjesëmarrjes qytetare mbështetet përmes skemës së granteve Digital Spark, si pjesë e projektit Regional Support Mechanism EECA, i zbatuar nga Fondacioni Metamorphosis dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS dhe në kuadër të Digital Democracy Initiative (DDI), e cila mbulon Jugun Global.